ZYRTARE: Modric vazhdon me Realin

  • G.G /
  • 08 June 2022 - 14:42
ZYRTARE: Modric vazhdon me Realin

Ashtu siç pritej, Luka Modric do të luajë edhe një vit në Real Madrid.

Mesfushori kroat e ka vazhduar sot kontratën me “Los Blancos”.

Klubi madrilen e ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes uebfaqes zyrtare dhe nëpërmjet faqeve të tij në rrjetet sociale.

Kështu, nënkampioni i botës me Kroacinë do të jetë pjesë e klubit nga “Santiago Bernabeu” së paku deri më 30 qershor të vitit 2023.

Ai luan qe një kohë të gjatë në Madrid dhe ka fituar gjithçka të mundshme me “Mbretërit” e Spanjës.

Në sezonin që sapo përfundoi, Modric u shpall kampion i Spanjës dhe i Evropës me Realin.

Ai e ka fituar edhe Topin e Artë dhe është mesfushori më i mirë në botë në dekadën e fundit

https://www.facebook.com/RealMadrid/posts/10152652046994953

(Kosova Sot Online)