Kurdisën ndeshje, përjashtohen përgjithmonë katër klube të Afrikës së Jugut

  • G.G /
  • 09 June 2022 - 14:19
Kurdisën ndeshje, përjashtohen përgjithmonë katër klube të Afrikës së Jugut

Katër klube në Kategorinë e Katërt të Afrikës së Jugut janë përjashtuar nga pjesëmarrja në çdo kompeticion, pasi kanë kurdisur ndeshje, të cilat përfunduan me rezultatet 33-1 dhe 59-1.

Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds u shpallën fajtorë dhe si pasojë u përjashtuan përgjithmonë me akuzat se kishin kombinuar disa ndeshje.

Rezultate që nuk janë të zakonshme në skenën e futbollit dhe që i kanë lënë vendin një hetimi që më pas rezultoi në fshirjen e katër skuadrave nga hartat e futbollit të Afrikës së Jugut raporton “BBC Sport Africa”.

(Kosova Sot Online)