Gavi do të 'blindohet' përmes klauzolës në vlerë 1 miliard euro

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 15:27
Gavi do të 'blindohet' përmes klauzolës në vlerë 1 miliard euro

Barcelona mbetet optimiste që Gavi do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me këtë klub.

Gjiganti katalunas synon ta blindojë super-talentin spanjoll, i cili megjithatë nuk e ka vazhduar ende kontratën shkaku i kërkesave të larta, që nuk përputhen me mundësitë e klubit.

“ESPN” raporton se “Blaugrana” po mendojnë t’ia vendosin atij klauzolën e shkëputjes së kontratës në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin e ri spanjoll ka shfaqur Liverpooli, i cili dëshiron të përfitojë nga rasti dhe ta bëjë të vetin lojtarin.

Por, Gavi duket se e sheh veten vetëm në “Camp Nou” dhe shpejt mund të arrihet marrëveshja për një kontratë të re afatgjate. 

(Kosova Sot Online)