FFK-ja e obligon Vushtrrinë t’i paguajë dëmet e shkaktuara nga tifozët

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 18:00
FFK-ja e obligon Vushtrrinë t’i paguajë dëmet e shkaktuara nga tifozët

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dalë me disa vendime nga mbledhja e fundit.

Ndër tjera, aty, Komisioni Disiplinor e ka obliguar FC Vushtrrinë të paguajë për dëmet e shkaktuara në ndeshjen e barazhit ndaj Malishevës në stadiumin “Zahir Pajaziti.

Në minutën e 77-të deri sa po përgatitej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore, kapin, tërheqin dhe zhvendosin rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre  janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 minuta.

Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje  dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore.

“Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. Obligohet FC “ Vushtrria” ta paguajë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)