“Dardanët” me mesazh të fuqishëm: Kosova është nder e vlerë, jo karrierë

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 20:52
“Dardanët” me mesazh të fuqishëm: Kosova është nder e vlerë, jo karrierë

Ka startuar ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Para fillimit, tifozët “Dardanët” kanë zbuluar një baner.

“Kosova është nder e vlerë, jo karrierë”, thuhej në baner bashkë me foton e ish-kapitenit të Kosovës, Anel Rashkajt.

Ky konsiderohet si mesazh për lojtarët që po lënë Kosovën për vendet tjera.

I fundit ishte Kurtulus që iu bashkua Suedisë, ndonëse ishte i ftuar te Kosova.

(Kosova Sot Online)