Kosova e deklason Irlanden e Veriut në Prishtinë: 3 me 2

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 22:36
Kosova e deklason Irlanden e Veriut në Prishtinë: 3 me 2

Tri ditë pas humbjes dëshpëruese nga Greqia, Kosova zhvilloi një paraqitje krejt tjetër ndaj Irlandës së Veriut, për të mbetur në garë për vendin e parë në grup.

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen

Ishte minuta e nëntë, kur Kosova kaloi në epërsi, pasi Muriqi shënoi nga penalltia.

10 minuta më vonë, Zymer Bytyqi shënoi golin e dytë, pas asistimit nga Milot Rashica.

Në fund të pjesës së parë erdhi një “dush i ftohtë” për Kosovën, pasi Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e riktheu epërsinë e dyfishtë të vendasve, pasi Muriqi shënoi golin e dytë personal sonte.

Në minutën e 83-të Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë përmes Ballard.

Në fund. Irlanda e Veriut pati disa raste shumë të mira, por pa arritur ta gjenin cakun

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.

90′ Karton i verdhë për Dresheviq. Do të mungojë kundër Greqisë të dielen.

Dhimbja e këmbëve dhe venat varikoze zhduken pas 3 ditësh!

88′ Karton i verdhë për Thompson

87’ Goditje me kokë pas një korneri të irlandezëve, topi shumë afër jashtë portës

Kosova 3:2 Irlanda e Veriut

85’ Gabim fatal nga Lirim Kastrati, por lojtari irlandez humb rastin e 100% afër portës

83’ Shënon gol Daniel Ballard. 3-2

75′ Kosova po e administron ndeshjen, teksa e ka rezultatin në favor të saj.

66′ Aksion i bukur i nisur nga Rrahmani për Kastratin në anën e djathtë, por krosimi i tij bllokohet në fund.

62′ Aksion fantastik nga e majta, por Rashica është në pozicion jashtë loje. Përkundër kësaj, gjuajtja e tij ishte direkte në portierin kundërshtar.

Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Irlandës së Veriut.

Ishte Vedat Muriqi i cili realizoi në minutën e 52-të

Kosova 2:1 Irlanda e Veriut

45′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Gol. Irlanda e Veriut e ngushton epërsinë.

43′ Kosova edhe një herë shumë pranë golit, por topi shkon pak mbi portë.

41′ Goditje dënimi e rrezikshme për Irlandën e Veriut, por pa rrezik për “Dardanët”.

32′ Florent Muslija me goditje mjeshtërore nga distanca, por intervenon bukur portieri irlandez.

30′ Rashica me një depërtim nga e majta, por gjuajtja e tij përfundon direkt e në portierin e Irlandës së Veriut.

28′ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje. Ndëshkohet Lavery, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Donat Rrudhanit.

22′ Rashica godet nga distanca, por plogësht.

19′ GOOOOOL. Shënon Zymer Bytyqi për 2:0

18′ Zymer Bytyqi depërton nga e majta, por bllokohet harkimi. Goditje nga këndi për Kosovën.

17′ Rashica gjendet bukur para portës, por portieri ia mohon golin.

16′ Kastrati godet, por bllokohet.

9′ Kosova shënoi në minutën e nëntë, numri që e kishte në fanellë Fadil Vokrri, që sot mbushi katër vite që kur u nda nga jeta.

9’ GOOOOOOOL 1-0. Vedat Muriqi shënon nga penalltia.

8′ Penallti për Kosovën.

2′ Goditja e parë nga këndi për mysafirët.

1′ Starton ndeshja

20:42. Intonohet himni i Kosovës.

20:41. Intonohet himni i Irlandës së Veriut.

20:10. Lojtarët e dy ekipeve tashmë kanë dalë në nxemje dhe po bëhen gati për ndeshje.

(Kosova Sot Online)