Vjen reagimi i Muriqit pas fitores së madhe të Kosovës

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 11:51
Vjen reagimi i Muriqit pas fitores së madhe të Kosovës

Kosova arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar, duke arritur në kuotën e 20 golave në total për Kosovën në 41 paraqitje.

Pas ndeshjes, Muriqi reagoi edhe në rrjetet sociale, duke thënë se do të vazhdojnë të luftojnë. “Çfarë nate e madhe dhe tri pikë masive. Do të vazhdojmë të luftojmë, hajde Kosovës”, shkroi Muriqi në Twitter.

(Kosova Sot Online )