Kosova U21 – Anglia U21, pjesa e parë mbyllet me avantazh prej dy golave të anglezëve

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 20:55
Kosova U21 – Anglia U21, pjesa e parë mbyllet me avantazh prej dy golave të anglezëve

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares U21 të Kosovës dhe asaj të Anglisë.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë prej dy golave të anglezëve – 0:2

Keane Lewis-Potter (2’) dhe Anthony Gordon (13’) shënuan golat për “Tre Luanët”.

“Dardanët” regjistruan disa raste, duke gjuajtur tri herë në kuadratin e portës kundërshtare, por që topi në asnjë rast nuk përfundoi në rrjetë.

Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023. 

(Kosova Sot Online)