Pogba ndërron mendje për të ardhmen shkaku i Zidane?

  • S.A /
  • 11 June 2022 - 10:27
Pogba ndërron mendje për të ardhmen shkaku i Zidane?

Rikthimi i Paul Pogbas te Juventusi duket se tani është në dyshim për të ndodhur. Mesfushori francez është larguar nga Manchester Unitedi dhe do të mund të nënshkruajë me klubin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Për Pogban deri më tani raportohej se është afër rikthimit te Juventusi, por tani thuhet se ai ende nuk ka vendosur përfundimisht.

Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari është duke pritur për të mësuar rreth të ardhmes së Zinedine Zidane, para se të marrë një vendim përfundimtar.

(Kosova Sot Online )