Kushtrim Shabani nënshkruan kontratë të re me Llapin

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 15:36
Kushtrim Shabani nënshkruan kontratë të re me Llapin

KF Llapi ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kushtrim Shabanin.

Mesfushori ka zgjatur kontratën me llapjanët edhe për dy sezone të tjera.

Shabani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te klubi i Llapit.

Ai ishte te ky klub nga viti 2014 deri më 2019, për t’u rikthyer pastaj në vitin 2020.

25-vjeçari ka luajtur edhe te Hysi, Prishtina e Gjilani.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.

Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!

25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura.

Vazhdojmë KUSHTRIM”. 

(Kosova Sot Online)