City e prezanton Haalandin, super-sulmuesi bën premtime të mëdha

  • G.G /
  • 13 June 2022 - 13:56
City e prezanton Haalandin, super-sulmuesi bën premtime të mëdha

Manchester City e ka prezantuar edhe zyrtarisht sot Erling Haalandin.

Kampioni anglez e transferoi sulmuesin norvegjez nga Borussia Dortmundi.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Citizens”, të cilëve do tju bashkohet nga 1 korriku, ndërsa do të jetë pjesë e klubit nga “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2027.

“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe për familjen time”, deklaroi ish-futbollisti i Salzburgut, i cili i ka realizuar 86 gola në 89 ndeshje për dy vjet e gjysmë në Gjermani.

“E kam shikuar gjithmonë Cityn dhe e kam dashur atë që e bërë në sezonet e fundit. Ju nuk mund të ndihmoni, por mund ta ndihmoni stilin e lojës së tyre. Ata krijojnë shumë raste dhe kjo është perfektë për një lojtar si unë”, deklaroi tutje Haaland, i cili është i biri i ish-futbollistit të Cityt, Alfie.

“Në ekip ka shumë lojtarë të klasit botëror dhe Pep është njëri prej trajnerëve më të mirë në histori. Kështu që, besoj se jam në vendin e duhur për t’i arritur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist. Kam besim se këtë mund ta bëj këtu. Është një lëvizje e madhe për mua dhe mezi pres të nisë faza para-sezonale”, përfundoi Haaland.

Edhe City i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit norvegjez, i cili ishte bërë objektiv edhe i Real Madridit, por e preferoi klubin ku kishte luajtur edhe babai i tij. 

(Kosova Sot Online)