Danimarka mposht Austrinë dhe vazhdon kryesimin në grup

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 22:57
Danimarka mposht Austrinë dhe vazhdon kryesimin në grup

Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 1 të Ligës A, danezët fituan me rezultatin e pastër 2:0

Jonas Wind (21’) dhe Andreas Skov Olsen (37’) shënuan golat e fitores për Danimarkën.

Danimarka pas kësaj fitore ka nëntë pikë dhe është lidere e grupit, teksa Austria renditet e treta me katër pikë.

(Kosova Sot Online)