Australia fitoi me penallti ndaj Perusë-Portieri futet në minutën e 120-të të ndeshjes dhe ia siguron ekipit biletën për Kampionatin Botëror

  • S.A /
  • 14 June 2022 - 08:31
Australia fitoi me penallti ndaj Perusë-Portieri futet në minutën e 120-të të ndeshjes dhe ia siguron ekipit biletën për Kampionatin Botëror

Austalia u bë kombëtarja e parafundit që siguron një biletë për në Kupën e Botës në Katar, pasi fitoi me penallti kundër Perusë. Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa australianët ishin më të mirë me penallti (5-4).

Peruanët u konsideruan si favorit i madh në finalet e play-off të Kupës së Botës, ndërsa ndeshja u zhvillua në terren neutral në Katar.

Gjatë gjithë ndeshjes, Australia ishte një skuadër më e mirë dhe në fund fitoi me meritë një vend në Kupën e Botës.

Pjesa e rregullt e lojës, por edhe koha shtesë, nuk ofroi futboll të jashtëzakonshëm, por në fund pati dramë. Fituesi u vendos me penallti.

Trajneri australian Graham Arnold futi në lojë portierin Andrew Redmayne në minutën e 120-të, i cili përfundimisht u bë hero.

Australianët humbën penalltinë e parë me anë të Martin Boyle, por në serinë e tretë Luis Advincula bëri të njëjtën gjë dhe skuadrat ishin baras.

Portieri hero australian Redmayne ka “vallëzuar” në serinë e gjashtë përballë Alex Valerës, duke e penguar dhe mbrojtur penalltinë e tij.

Kështu Australia fitoi një tjetër paraqitje në Kupën e Botës.

Tani mbetet edhe bileta e fundit, ku do të luajnë Kosta Rika dhe Zelanda e Re ndeshjen mes tyre, sërish në Katar.

Në Kupën e Botës janë kualifikuar: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda, Anglia, Irani, SHBA, Uellsi, Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia, Franca, Australia, Danimarka, Tunizia, Spanja, Gjermania, Japonia, Belgjika, Kanadaja, Maroku, Kroacia, Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni, Portugalia, Gana, Uruguai dhe Koreja e Jugut.

(Kosova Sot Online )