Bisedimet mes klubeve përparojnë, Lukaku shumë afër huazimit te Interi

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 11:41
Bisedimet mes klubeve përparojnë, Lukaku shumë afër huazimit te Interi

Romelu Lukaku është në prag të një rikthimi te Interi pasi bisedimet mes Nerazzurrëve dhe Chelseat kanë përparuar mirë. Sulmuesi 29-vjeçar belg iu bashkua Bluve verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 115 milionë euro dhe pritshmëritë ishin të larta, por gjërat nuk shkuan sipas planit. Lukaku shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Ligën Premier dhe dukej si një hije e atij ylli që shkëlqeu në dy sezone me Nerazzurrët.

Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje mes Interit dhe Chelseat për një huazim për Lukakun është afër të ndodh.

Oferta fillestare e Nerazzurrëve ishte një tarifë huazimi prej 5 milionë euro, nën 10-15 milionë euro të kërkuara nga Blutë, por të dy palët po negociojnë mirë, me të dyja palët të prirura për të finalizuar një marrëveshje.

Thomas Tuchel e ka pranuar tashmë që Lukaku dëshiron të largohet këtë verë dhe ai e bindi pronarin e ri Todd Boehly që të lejojë belgun të kthehet në Itali, pavarësisht pasojave financiare.

Bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim dhe një marrëveshje mund të arrihet që në fillim të javës së ardhshme, duke i lejuar Interit të përfitojë nga ligji i Dekretit të Rritjes. 

Kosova Sot Online )