Lexoni edhe:
Chelsea pritet ta huazojë Lukakun tek Interi për shumë pak para
Paul Pogba nuk e ka zbuluar ende klubin në të cilin do ta vazhdojë karrierën. Megjithatë, mesfushori francez, në filmin dokumentar kushtuar tij, të quajtur “Pogmentary”, i cili do të lansohet nesër ekskluzivisht në “Amazon Video”, ka folur për ndarjen me Manchester United.Ai është i vendosur t’ju tregojë “Djajve të Kuq” se çka kanë humbur, pas ndarjes së dytë në mes tyre.
Chelsea pritet ta huazojë Lukakun tek Interi për shumë pak paraLexoni edhe:
“Manchester United është në zemrën time dhe do të mbetet përgjithmonë. Unë dua t’ia demonstroj këtij klubi që ka gabuar duke pritur që të ma propozojë kontratën e re. Dua ta demonstroj se me mua kanë gabuar. Si mund t’i thuash një lojtari që dëshiron ta konfirmosh dhe më pas të mos i ofrosh atij asgjë? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Pogba.Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit francez në Juventus, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.Ndërkohë, interesim për kampionin e botës me Francën kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.
(Kosova Sot Online )