Tchouameni i tha jo 12 milionë eurove në sezon nga PSG-ja

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 18:39
Tchouameni i tha jo 12 milionë eurove në sezon nga PSG-ja

Ndërkohë që Liverpooli i Jurgen Kloppit kishte qëndruar rreth Aurelien Tchouameni për javë të tëra, Paris Saint-Germaini hyri në skenë në fazat e fundit të negociatave të tij me Real Madridin dhe më pas gjithçka u përshpejtua.

Parisienët u përpoqën pa sukses për të joshur mesfushorin teksa luante për kombëtaren franceze

Tchouameni, megjithatë, gjithmonë dukej se e dinte se çfarë po bënte, siç e ka dëshmuar ylli i ri i Real Madridit.

Fillimisht, ai hodhi poshtë një ofertë jo tërheqëse dhe më pas refuzoi ftesën e Mbappes për t’u bashkuar me të në Paris.

PSG, në përpjekje për të krijuar një ekip konkurrues dhe për t’ia vështirësuar jetën Real Madridit, i bëri një ofertë mesfushorit prej 12 milionë euro neto në sezon, shumë më tepër se shuma që Los Blancos kanë vënë në tavolinë për të nënshkruar me lojtarin për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pa deklaruar zyrtarisht shumën e pagës së lojtarit, siç është zakon në Real Madrid, raportet theksojnë se do të jetë midis gjashtë dhe shtatë milionë euro për secilën prej sezoneve të nënshkruara, afërsisht gjysma e asaj që ofroi PSG.

Tchouameni i ka vënë aspiratat e tij mbi paratë. Ai nuk ishte një tifoz i Real Madridit si fëmijë, por e ka bërë të qartë se sfida sportive ka përparësi ndaj motivimeve financiare për të.

(Kosova Sot Online)