Fonseca do të bëhet trajneri i ri i Edon Zhegrovës te Lille

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 22:04
Fonseca do të bëhet trajneri i ri i Edon Zhegrovës te Lille

Tashmë është zyrtare. Klubi francez, Lille e ka shkarkuar trajnerin Jocelyn Gourvennec, pas një sezoni të dobët.

Drejtimin e ish-kampionit të Francës tani do ta marrë trajneri portugez, Paulo Fonseca

Ai është afër nënshkrimit të kontratës së re me Lille. Fonseca do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Romës, ndërsa u largua në vitin 2021, kurse që atëherë nuk ka drejtuar asnjë skuadër.

(Kosova Sot Online)