Fabio Vieira mund të zyrtarizohet sot te Arsenali

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 08:28
Fabio Vieira mund të zyrtarizohet sot te Arsenali

Zyrtarizimi i Fabio Vieiras te Arsenali mund të bëhet gjatë kësaj të premte.

Së fundi është raportuar se “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mesfushorit.Klubi nga Londra thuhet se do të paguajë së 35 milionë euro për Vieiran. Tarifa mund të rritet në 40 milionë euro (me bonuse), që lidhen me performancën e tij në “Emirates Stadium”.

Sipas gazetarit, Ryan Taylor nga “The Express”, Vieira tashmë ka mbërritur në kryeqytetin anglez dhe do të përfundojë testet mjekësore të Arsenalit të premten përpara se të bëhet një njoftim zyrtar. Taylor shton se Arsenali është gati të zyrtarizojë nënshkrimin me Vieiran gjatë fundjavës, por nëse procesi shkon më shpejt se sa pritej, reprezentuesi portugez mund të prezantohet të premten. 

(Kosova Sot Online )