Manchesteri i bën ofertën e parë Eriksenit

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 09:20
Manchesteri i bën ofertën e parë Eriksenit

Manchester United është duke tentuar që të nënshkruajë me Christian Eriksenin.

Sipas “The Athletic”, klubi anglez ka bërë ofertën e parë për mesfushorin danez, i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Brentfordi.

Eriksen mund të kalojë te klubi i radhës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Brentfordi ka shprehur interesim për ta mbajtur 30-vjeçarin, por reprezentuesi i Danimarkës më herët ka deklaruar se po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij.

Përveç Manchester Unitedit, interesim për Eriksenin ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur. 

(Kosova Sot Online )