Prishtina ndal Micin dhe Krasniqin

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 19:32
Prishtina ndal Micin dhe Krasniqin

Tashmë gjithçka është edhe zyrtare. Prishtina do t’i ketë në ekip edhe për sezonin tjetër dy yjet, Gledi Micin dhe Endrit Krasniqin.

Përmes një postimi në Facebook, FC Prishtina njoftoi arritjen e marrëveshjes me Endrit Krasniqin, njërin prej më të mirëve te Prishtina.

Ai do të jetë pjesë e “Plisave” edhe për edicionin 2022/23 nën drejtimin e Munishit

Ndërkohë, edhe Gledi Mici do të vazhdojë me kryeqytetasit. Ai këtë e bëri të ditur në Instagramin e tij. Madje, në edicionin e ri pritet që Mici të jetë kapiten i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)