Kuka zyrtarizohet si drejtor sportiv dhe anëtar i bordit në Unionin Evropian të Xhudos

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 19:54
Kuka zyrtarizohet si drejtor sportiv dhe anëtar i bordit në Unionin Evropian të Xhudos

Ashtu siç ishte paralajmëruar dy muaj më parë, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka marrë pozita të rëndësishme në Unionin Evropian të këtij sporti.

Ai sot edhe zyrtarisht është emëruar drejtor sportiv dhe anëtar i bordit të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos

Përveç kësaj, sot u zgjodh edhe presidenti i ri i Federatës Evropiane të Xhudos. Këtë pozitë e mori hungarezi, László Tóth.

László Tóth (HUN) u zgjodh President i Federatës Evropiane të Xhudos.

Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së presidentit të deri atëhershëm, Sergey Soloveychik nga Rusia më 27 shkurt, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Mandati i presidentit do të përfundojë në dhjetor të vitit 2024. 

(Kosova Sot Online)