U tha se do të mbetej në La Liga, reagon Dani Alves

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 22:49
U tha se do të mbetej në La Liga, reagon Dani Alves

Dani Alves është larguar nga Barcelona, pas një periudhe të shkurtër pas rikthimit aty.

Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, dolën raporte se ai do të mbetej në La Liga,

Konkretisht, “El Diario Mallorca” raportonte se braziliani do të transferohej te Mallorca, aty ku do të përgatitej para Kampionatit Botëror që nis në nëntor të këtij viti.

Megjithatë, Dani Alves ka reaguar pas këtyre raporteve.

“Gënjeshtra!!! Faleminderit!!”, ishte reagimi i tij i përcjellur me një “emoji” duke buzëqeshur.

(Kosova Sot Online)