Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Haalandit në vitin 2024

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 10:04
Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Haalandit në vitin 2024

Real Madridi raportohet se do të tentojë transferimin e Erling Haalandit në vitin 2024.

Sulmuesi norvegjez ishte i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu” në këtë vit, por në fund ai nënshkroi me Manchester Cityn. Haaland me “Qytetarët” nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Në kontratë besohet se 21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurove, e cila mund të aktivizohet pas dy sezoneve të kaluara në “Etihad Stadium”.

“AS” ka raportuar se Real Madridi do të tentojë të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit në vitin 2024, kur klauzola e tij të jetë aktive. Sipas gazetës spanjolle, “Los Blancos” e duan transferimin e Haalandit në atë vit, kur Karim Benzemas do t’i skadojë kontrata. 

(Kosova Sot Online )