I zhytur në borxhe në lojërat e fatit, ish-lojtari i Liverpoolit shpall falimentimin

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 11:37
I zhytur në borxhe në lojërat e fatit, ish-lojtari i Liverpoolit shpall falimentimin

Ish-futbollisti i Ligës Premier, Danny Guthrie ka shpallur falimentimin e tij, pasi ka grumbulluar mbi 120,000 euro borxhe në lojërat e fatit. Mesfushorit të lindur në Shrewsbury i përfundoi aventura me Liverpoolin në vitin 2006 përpara se të vazhdonte të përfaqësonte Boltonin, Newcastlen, Readingun dhe Blackburnin. Që atëherë, karriera e tij shkonte vetëm duke rënë, derisa luante për Mitra Kukar në Indonezi dhe ekipin e Ligës Dy – Walsall, përpara se të përfundonte një lëvizje te skuadra e kategorisë së dytë Islandeze, Fram në vitin 2021.

Megjithatë, ditët e 35-vjeçarit të posedimit të një llogarie bankare të fryrë tashmë janë prapa tij. Kjo pasi ish-ylli i Ligës Premier është shpallur zyrtarisht i falimentuar. Sipas Shërbimit të Insolvency, Guthrie fillimisht u përfshi në telashe financiare në vitin 2019 pasi mori hua 75,000 euro nga një mik për të mbuluar shpenzimet e tij. Ish-mesfushori më pas premtoi të shlyente kredinë pas shitjes së një shtëpie.

Megjithatë, para kësaj, i promovuari nga akademia e Liverpoolit kishte borxhe për lojërat e fatit. Kur ai përfundimisht shiti pronën në vitin 2020 për një tarifë prej 160,000 eurosh, ai thuhet se ka zgjedhur t’i shlyejë ato borxhe përpara kreditorëve të tjerë.

Ai e bëri këtë “duke bërë disa tërheqje parash, pavarësisht se e dinte se ishte i paaftë për pagim”, sipas Shërbimit të Insolvency. Guthrie tani ka pranuar një urdhër falimentimi gjashtëvjeçar në Gjykatën e Qarkut Stoke, i cili zgjat deri në maj 2028.

Vendimi nënkupton se Gurthie është subjekt i kufizimeve të shumta, të cilat përfshijnë pamundësinë për të marrë hua më shumë se 500 euro pa zbuluar statusin e tij të falimentimit dhe ndalimin e të vepruarit si drejtor kompanie pa pëlqimin e gjykatës.

Zyrtari i Shërbimit të Falimentimit, Kevin Read, tha: “Veprimet e Danny Guthrie ishin të qëllimshme në shpërndarjen e aseteve, në një kohë që ai ishte tashmë i falimentuar, dhe për humbjen e kreditorëve të tij. Kjo zgjatje e kufizimeve të falimentimit duhet të shërbejë si një paralajmërim që Shërbimi i Falimentimit do të ndërmarrë veprime për të trajtuar keqbërje të tilla financiare”.

Adresa e fundit e njohur e Guthrie mendohej të ishte Damac Toëers në Dubai. Ish-mesfushori i Neëcastle aktualisht është duke punuar si trajner në Akademinë e Futbollit (TFA) në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

(Kosova Sot Online )