Zyrtare: Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

  • G.G /
  • 18 June 2022 - 15:45
Zyrtare: Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e bashkëpunimit me Eddie Nketiahn.

Klubi londinez bëri të ditur se 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Pas arritjes së marrëveshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shprehur i lumtur që Nketiah po qëndron.

“Jam i kënaqur që Eddie po qëndron me ne. Ai përfaqëson atë që ne jemi të gjithë dhe të gjitha vlerat e klubit. Jemi shumë të lumtur që ai ka zgjatur kontratën e tij dhe tani duhet të fillojmë punën dhe të vazhdojmë të zhvillojmë talentin dhe personin e madh që kemi tek ai”, tha Arteta për faqen zyrtare të klubit.

Eddie Nketiah me Arsenalin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Sulmuesi anglez nga sezoni i ardhshëm do të mbajë fanellën me numrin 14. 

(Kosova Sot Online)