Ardi Qorri nënshkruan kontratë afatgjate me Llapin

  • G.G /
  • 18 June 2022 - 15:47
Ardi Qorri nënshkruan kontratë afatgjate me Llapin

KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Ardi Qorrin.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin nga Podujeva.

Qorri në sezonin e fundit regjistroi 34 paraqitje me Feronikelin. Ai shënoi gjashtë gola dhe shtoi një asistim.

Mesfushori do t’i bashkohet llapjanëve menjëherë në përgatitjet për ndeshjet në Ligën e Konferencës.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“Mirësevjen ARDI QORRI

Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme.

Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit.

21 vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat.

Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë.

Vazhdojmë ARDI”. 

(Kosova Sot Online)