Qeveria ia ndaloi mbështetjen nga komuna, Ballkani del me reagim publik

  • G.G /
  • 18 June 2022 - 16:14
Qeveria ia ndaloi mbështetjen nga komuna, Ballkani del me reagim publik

Gjatë ditës së sotme u raportua se Qeveria e Kosovës ia ndaloi 80 mijë euro mbështetje financiare që Komuna e Suharekës ia dhuroi klubit të futbollit, Ballkanit.

Pas kësaj, klubi suharekas ka dalë me një reagim publik, duke e kritikuar qeverinë për këtë veprim.

“Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

REAGIM
I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane, Me keqardhje iu njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë . Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndal nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

(Kosova Sot Online)