Origi te Milani, zyrtarizimi këtë javë

  • S.A /
  • 20 June 2022 - 09:14
Origi te Milani, zyrtarizimi këtë javë

Divock Origi pritet që të zyrtarizohet këtë javë te Milani.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, sulmuesi belg do të udhëtojë drejt Milanit këtë javë për t’iu nënshtrua testeve mjekësore. Pas testeve mjekësore, do të njoftohet zyrtarisht për kalimin e Origit te “Rossonerët”.

27-vjeçari në “San Siro” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon më 30 qershor.

Klubi anglez kishte njoftuar më herët se me Origin nuk kanë vazhduar bashkëpunimin, duke konfirmuar kështu largimin e tij. 

(Kosova Sot Online )