Lexoni edhe:
Galatasaray sot emëron trajnerin e ri, Muriqi pritet të jetë transferimi i parë i gjigantit turk
Një superkompjuter ka parashikuar se Franca do triumfojë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë Kombëtarja e Francës do të bëhet e treta në histori që e ruan trofeun e kësaj gare.
Kombëtarja e udhëhequr nga Didier Deschamps triumfoi në Botërorin e vitit 2018, pasi mposhti 4:2 Kroacinë në finale.
Duke përdorur një algoritëm që simuloi të gjithë turneun 1000 herë, “Les Bleus” u renditën si fituesit më të mundshëm me probabilitet 17.93 për qind.
Lista e plotë e me shanset e Kombëtareve për të triumfuar në Botërorin e këtij viti:
=29. Kosta Rika – 0%
=29. Arabia Saudite – 0%
=29. Kameruni – 0%
=26. Tunizia – 0.01%
=26. Maroku – 0,01%
=26. Kanada – 0.01%
=24. Gana – 0.02%
=24. Australia – 0.02%
23. Ekuadori – 0,17%
22. Senegali – 0.19%
21. Serbia – 0,24%
=20. Republika e Koresë – 0.35%
=20. Katari – 0.35%
19. Uellsi – 0.41%
18. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 0.46%
17. Japonia – 0,48%
16. Irani – 0.60%
15. Polonia – 0,82%
14. Zvicra – 1.00%
13. Meksika – 1.37%
12. Uruguai – 1.48%
11. Danimarka – 2.03%
10. Kroacia – 2,31%
9. Portugalia – 5,11%
8. Argjentina – 6.45%
7. Gjermania – 7.21%
6. Holanda – 7.70%
5. Belgjika – 7.90%
4. Anglia – 8.03%
3. Spanja – 11.53%
2. Brazili – 15,73%
1.Franca – 17,93%
Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
(Kosova Sot Online )