Klubi i njohur italian shpreh interesim për Fabregasin

  • S.A /
  • 20 June 2022 - 11:27
Klubi i njohur italian shpreh interesim për Fabregasin

Cesc Fabregas mund të fillojë një aventurë të re në Serie A të Italisë. Klubi i Monacos njoftoi ditë më parë për largimin e mesfushorit spanjoll, i cili në principatë kaloi tri sezone e gjysmë.

Kësisoj, Fabregas tani mund të nënshkruajë me një klub si lojtar i lirë.

“Corriero dello Sport” ka raportuar se Sampdoria po planifikon një lëvizje spektakolare, për të nënshkruar me 35-vjeçarin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës i ish-mesfushorit të Arsenalit, Barcelonës e Chelseat, pasi së fundi është raportuar se ai po mendon edhe pensionimin nga futbolli aktiv.

Kosova Sot Online )