Rikthimi në Inter i Lukakusë nga Chelsea po përballet me “vështirësi”

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 20:12
Rikthimi në Inter i Lukakusë nga Chelsea po përballet me “vështirësi”

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është i gatshëm që të kthehet përsëri në San Siro pas një sezoni të vështirë në Angli, por për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje

CEO i Interit, Beppe Marotta ka thënë se ende ka “vështirësi” për ta rikthyer Romelu Lukaku në San Siro nga Chelsea, sepse ende janë larg arritjes së një marrëveshje.

“Është një rrugë e realizueshme, por ende ka disa vështirësi që ne kemi nevojë që të bëjmë një rivlerësim që ta bëjmë të mundur këtë. Ne nuk do ta lajmërojmë rikthimin e Lukakusë sot”, tha Marotta për Radio Anch’Lo Sport, transmeton GazetaExpress.

Ai ka folur edhe për atë nëse në skuadër do të vije Paulo Dybala pasi që atij i ka skaduar kontrata me Juventus në fund të këtij sezoni.

“Lukaku dhe Dybala janë synimet tona, por ne duhet që t’i marrim në konsideratë edhe problemet financiare”.

“Ne jemi në bisedime me këta dy lojtarë dhe ne do të shim të lumtur nëse nënshkruajmë me ta. Nëse jo, ne do të marrim në konsideratë synime tjera. Një lojtar i vetëm nuk është me rëndësi, çfarë ka rëndësi është grupi dhe tashmë ne kemi një skuadër solide.

Marotta po ashtu ka konfirmuar që qëllimi i interit është që ta zgjat kontratën me Lautaro Martinez, teksa mbrojtësi i Torinos Bremer është synim nëse Milan Skriniar largohet gjatë afatit të verës.

Teksa ende presim të dhënë kur është në pyetje blerjet e Lukaku dhe Dybala, Marotta ka thënë se Interi janë shumë afër për t’i konfirmuar marrëveshjet me portierin e Kamerunit, Andre Onana dhe me plejmejkerin armen, Henrikh Mkhitaryan pasi që ata  janë në përfundim të kontratave respektive në Ajax dhe Romë. 


(Kosova Sot Online)