Ronaldo nuk do të rikthehet në Itali, klubi nga Serie A nuk mund të përballojë transferimin e tij

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 11:36
Ronaldo nuk do të rikthehet në Itali, klubi nga Serie A nuk mund të përballojë transferimin e tij

Cristiano Ronaldo nuk pritet që të rikthehet në elitën e futbollit italian, Serie A.

E ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon që të jetë në qendër të spekulimeve, teksa ai ka ende kontratë me Manchester Unitedin .

Për Ronaldon raportohet se po e kërkon largimin nga “Old Trafford”, vetë një vjet pas rikthimit të tij.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” befasisht u lidh edhe me një kalim te Roma dhe ribashkim me trajnerin portugez, Jose Mourinhon, me të cilin kishte punuar te Real Madridi.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, një lëvizje e tillë nuk do të ndodhë, pasi klubi italian nuk mund të përballojë financiarisht transferimin e 37-vjeçarit.

Ronaldo ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Në kontratë është përfshirë edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimi mes palëve edhe për një tjetër sezon. 

(Kosova Sot Online)