Messit pritet që t’i ndryshohet pozita te PSG-ja, trajneri i ardhshëm do të ndryshojë edhe sistemin e lojës

  • g./g /
  • 21 June 2022 - 11:40
Messit pritet që t’i ndryshohet pozita te PSG-ja, trajneri i ardhshëm do të ndryshojë edhe sistemin e lojës

Paris Saint-Germaini thuhet se do të luajë me Lionel Messin në një pozicion tjetër në sezonin e ardhshëm pasi në krye të skuadrës pritet të vije një tjetër trajner.

Argjentinasi iu bashkua parisienëve në vitin e kaluar, teksa nuk regjistroi sezon aspak të mirë në sezonin e tij debutues.

Galtier thuhet se do të aplikojë formacionin 3-5-2 te PSG-ja dhe Messi në këtë formacion do të përdoret si “dhjetësh”, prapa sulmuesve.

Formacioni 3-5-2 u përdor nga Pochettino vetëm një herë sezonin e kaluar, me Kylian Mbappen dhe Angel Di Marian që luajtën në qendër të sulmit. PSG e fitoi atë ndeshje 3:0 kundër Angersit, por ai formacion nuk u përdor më. 

(Kosova Sot Online)