Këta janë gjyqtarët e caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Zalgiris

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 11:45
Këta janë gjyqtarët e caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Zalgiris

Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.

Skuadra nga Suhareka do të debutojë në garat e Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Më 5 korrik, Ballkani do të luajë ndeshjen e parë me Zalgirisin e Lituanisë.

UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtarët nga Irlanda janë caktuar për të ndarë drejtësinë. Rob Harvey do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Allen Lynch dhe Darragh Keegan.

Kurse, John Mcloughlin është caktuar si gjyqtar i katërt.

Ndryshe, ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online)