Mane arrin në Munich, sot kryen testet mjekësore dhe nesër prezantohet te Bayerni

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 12:49
Mane arrin në Munich, sot kryen testet mjekësore dhe nesër prezantohet te Bayerni

Bayern Munichi dhe Sadio Mane po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes.

Sulmuesi senegalez ka mbërritur në Munich dhe sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas përfundimit të këtyre testeve, Mane do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me kampionët e Gjermanisë.

30-vjeçari zyrtarisht si futbollist i Bayernit do të prezantohet nesër në stadiumin e klubit, “Allianz Arena”.

32 milionë euro raportohet se janë të garantuara që do t’i marrë klubi i Liverpoolit nga shitja e Manes, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit te “Bavarezët”. 

(Kosova Sot Onlne)