Mirlind Daku vazhdon me Muran, presidenti dhe drejtori sportiv me fjalë të mëdha për kosovarin pas arritjes së marrëveshjes

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 14:29
Mirlind Daku vazhdon me Muran, presidenti dhe drejtori sportiv me fjalë të mëdha për kosovarin pas arritjes së marrëveshjes

Mirlind Daku dhe NS Mura kanë vazhduar bashkëpunimin.

Klubi slloven ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin kosovar, i cili do të vazhdojë edhe për një sezon si i huazuar nga Osijeku.

NS Mura gjithashtu bëri të ditur se në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit.

Daku shënoi pesë gola në gjashtëmbëdhjetë parqitje dhe kontribuoi me pesë asistime në pjesën pranverore te Mura.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në Fazaneri. Mura ka qenë gjithmonë opsioni i vetëm për mua, edhe pse ka pasur shumë oferta të tjera. U ndjeva mirë këtu, u dashurova me klubin dhe tifozët, kështu që jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të luaj bardh e zi”, tha Mirlind Daku për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, presidenti i klubit të Muras, Robert Kuzmic u shpreh: “Jemi të kënaqur që arritëm të biem dakord me Osijekun për zgjatjen e huazimit dhe dëshiroj t’i falënderoj për bashkëpunimin e tyre profesional. Tashmë në sezonin e kaluar, Mirlindi tregoi se është një top futbollist që tregoi shpejt njohuritë e tij. Ne besojmë në cilësitë e tij dhe kemi besim se ai do të na ndihmojë në të tri frontet. Më vjen mirë që arritëm ta bindim Dakun të rikthehet në ‘Murska Sobota’ në garën kundër disa klubeve. Këtë e ndihmoi edhe dëshira e tij e madhe për të luajtur sërish me bardhezinjtë”.
Pas marrëveshjes së nënshkruar, foli edhe drejtori sportiv i klubit, Denis Rajbar, i cili tha:

“Në mendjen e Mirlindit, ishte gjithmonë vetëm Mura. Ndryshe nga disa që puthën stemën një vit më parë, por më pas harruan shpejt premtimet dhe lehtë e pa mundim firmosën për një klub tjetër, Daku tregoi se çfarë do të thotë të mbash fjalën. Edhe pse gjysma e Sllovenisë dhe disa klube të tjera e donin atë, ai kurrë nuk ka parë një projekt më ambicioz se Mura. Shpresoj që tifozët të na ndihmojnë në të ardhmen, që në ‘Fazaner’i të mos ketë më rehati për lojtarë të tillë për të cilët fanella e Murës nuk është gjë e shenjtë”. 

(Kosova Sot Online)