Gjiganti italian ia ofron Arsenalit 20 milionë euro dhe mbrojtësin e njohur për Gabrielin

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 15:46
Gjiganti italian ia ofron Arsenalit 20 milionë euro dhe mbrojtësin e njohur për Gabrielin

Interi raportohet se po shqyrton mundësinë për të transferuar Gabrielin nga Arsenali.

Madje, sipas “Calciomercato”, klubi italian është i gatshëm të përfshijë edhe Stefan de Vrij në marrëveshje

Përveç mbrojtësit 30-vjeçari, Interi thuhet se nuk e ka problem t’ia ofrojë Arsenalit edhe 20 milionë euro.

Gabriel ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2025, teksa shihet si e vështirë që ai të largohet këtë vit.

Braziliani ka krijuar një partneritet me Ben White në mbrojtje te skuadra londineze. Edhe trajneri, Mikel Arteta, i beson plotësisht 24-vjeçarit, i cili ishte thuajse i pazëvendësueshëm në formacionin bazë në sezonin e fundit.

Megjithatë, rikthimi i William Salibas nga huazimi te Arsenali, dyshohet se mund ta shtyjë Gabrielin për të menduar rreth të ardhmes.

(Kosova Sot Online)