Rivali i Milanit nis bisedimet me Renato Sanchesin

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 15:54
Rivali i Milanit nis bisedimet me Renato Sanchesin

Edhe Juventusi raportohet se i është bashkuar garës për transferimin e Renato Sanchesit.

Kohë më parë u raportua se reprezentuesi portugez ka marrëveshje personale me Milanin, por kalimi i tij në “San Siro” tani nuk po duket afër finalizimit

Nga Italia është raportuar sot se në garë për shërbimet e mesfushorit të Lille është futur edhe Juventusi.

Madje, krerët e klubit nga Torino thuhet se kanë nisur bisedimet me Sanchesin, të cilin e duan në “Allianz Stadium” nga sezoni i ardhshëm.

Në anën tjetër, Lille thuhet se kërkon 20 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor 2023.

Përveç Milanit dhe tani Juventusit, interesim për Renato Sanchesin besohet se ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)