Tevez nis punën e trajnerit merr drejtimin e kësaj skuadre

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 16:42
Tevez nis punën e trajnerit merr drejtimin e kësaj skuadre

Ish ylli i Manchester United dhe City ka filluar punën e parë si trajner ku do ta drejtojë skuadrën argjentinase, Rosario Central

Pasi kishte vendosur që t’i varë këpucët në moshën 38 vjeçare, ish sulmuesi është gati që t’i hyjë zejes së trajnerit.

Ish sulmuesi i Manchester United, West Ham, Juventus dhe Manchester City, Carlos Tevez ka filluar hapat e parë në zejen e trajnerit ku do ta drejtojë skuadrën argjentinase, Rosario Central.

38 vjeçari e kishte lajmëruar pensionimin e tij nga loja aktive në qershorin e këtij viti, pas vdekjes së babait të tij dhe tani ka filluar sfidën e të qenit trajner në Atdheun e tij.

Ka pasur konfuzion në atë se a është i kualifikuar Tevez për t’u bërë trajner i Rosario, por një marrëveshje është lajmëruar dhe ai do të shfrytëzojë tërë energjinë e tij për të pasur një skuadër konkurruese në fushë.

(Kosova Sot Online)