La Liga është duke kërkuar çmim më të madh për De Jong

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 17:12
La Liga është duke kërkuar çmim më të madh për De Jong

Barcelona po fajëson rregullat strikte financiare të La Ligas kur është në pyetje negociatat e vështira që ata kanë me Manchester United për Frankie de Jong, kanë thënë burime për ESPN

United janë në kërkim të transferimit të De Jong këtë verë, kurse Barcelona dëshiron që ta largojë mesfushorin për të ngritur fonde që të bëjnë transfere edhe ata për sezonin e ri.

Shefat e Old Trafford po kërkojnë që shumë të jetë reflektim i faktit që Barcelona dëshiron ta shesë lojtarin por burime i kanë thënë ESPN që gjiganti spanjoll ka insistuar se duart e tyre janë të lidhura nga La Liga.

Ata tashmë janë subjekt i kufizimeve financiare pasi që kanë shkelur kufirin e pagës në klub dhe të tilla para mund të riinvestohen në një të tretën nëse dëshirojnë që të bëjnë transfer apo të kursejnë në paga për lojtarët që luajnë në skuadër.

Barcelona, sipas burime të afërta me negociatat, po e përdorë këtë çështje për të rritur ofertën në 73 milionë funte, aq sa ata paguan për ta blerë De Jongun nga Ajaxi më 2019.

United, megjithatë, preferon që të shpenzon një shumë prej 50-60 milionë funte dhe janë të vetëdijshëm se nëse shpenzojnë shumë do të pengonin përforcimin në aspekte të tjera të skuadrës. Burimet i kanë thënë ESPN-së që klubi nga Manchester ka një buxhet prej 100-150 milionë funte për të shpenzuar këtë afat kalimtar.

Erik Ten Hag dhe drejtori i futbollit John Murtough e kanë bërë prioritet një mesfushorë qendror si synim kryesor të tyre këtë verë.

De Jong është zgjidhja e tyre e parë kurse Christian Eriksen shihet si një alternativ.

United e ka bërë të qartë që ata janë të interesuar në Eriksen, i cili është lojtar pa kontratë, por burimet i kanë thënë ESPN që ai preferon të qëndrojë në Londër pas një sezoni i huazuar në Brentford. Tottenham, ku ai luajti nga viti 2013-2020, po ashtu duket një destinacion i mundshëm.

Përpos një mesfushori, United janë në treg edhe për një sulmues të gjithanshëm i cili mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit.

Sulmuesi anësor i Ajax, Antony është një synim i tyre kryesor por burimet i thanë ESPN se ka shpresë që United ta transferojë atë për 40 milionë funte.

Braziliani ka shënuar 22 gola në 79 ndeshje për Ajaxin prej që u transferua në këtë skuadër nga Sao Paulo.

(Kosova Sot Online)