Haaland, Benzema – të gjitha yjet që United dështoi t’i transferonte

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 18:59
Haaland, Benzema – të gjitha yjet që United dështoi t’i transferonte

Kalimi i Darwin Nunez të Liverpool shihet si një tjetër dështim i Manchester United për ta blerë një top sulmues këtë verë, duke bërë që Erik ten Hag të shikojë për alternativa tjera

Por, nuk është vetëm ky trajner i United që ka shijuar këtë zhgënjim në treg, me Sir Alex Ferguson që vazhdimisht kishte dështuar për të blerë lojtarë që ai mund ti bënte ikona në Old Trafford.

Më poshtë janë 10 lojtarë të mahnitshëm të cilët Djajtë e Kuq i dëshiruan por që nuk arritën që t’i sjellin në Old Trafford.

Alan Shearer

Njeri nga të fundit që i shpëtoi nga duart Sir Alex Fergusonit.

Sado fitimtar që ishte Unitedi i Fergusonit, sa i mirë do të ishte Shearer nëse ai do të ishte sulmuesi i tyre kryesor?

A do të kishte mundur Blackburn Robers ta fitojë titullin e Premier Ligës më 1995 pa golat e Shearer.

Sa sulmues klinik do të kishte qenë ai pas pasimeve të fundit nga David Beckham?

Dy herë Ferguson humbi mundësinë për të nënshkruar me golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave – por kishte dështuar për ta tërhequr atë në Old Trafford në verën e vitit 1996 pasi që mendonte se kushtonte shumë shtrenjtë.

Edhe me fuqitë që lulëzonin të Eric Cantona dhe Andy Cole që kishte dështuar, United arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por aty humbi një mori mundësish të mahnitshme për të shënuar kundër Borussia Dortmund dhe duke u eliminuar nga gara.

Është vështirë të mos imagjinohet që Shearer nuk do të bënte dallimin në atë sezon në Europë.

Sadio Mane

Louis van Gaal ka shumë për të folur për dështimet e United në afatet e transfereve sa ishte ai në klub dhe ndoshta Mane është një shembull që Ed Çoodward dështoi ta sjellë atë gjatë kohës sa në stol ishte holandezi.

United kishte shprehur atëherë interesimin për sulmuesin e Southampton më 2015, e cila gjë ishte parë një lëvizje befasuese – edhe pse senegalezi kishte impresionuar me paraqitjet e tij në St Mary.

Edhe kur Mane nënshkroi për Liverpoolin për 34 milionë funte në verën e ardhshme, pak kanë pritur që ai do të zhvillohet në njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Largimi i Manes për në Bayern Munich këtë verë do të sjell fundin e gjashtë viteve spektakulare të tij në Merseyside, ku ai fitoi shumë teksa United ende nuk ka shijuar ndonjë sukses të madh që nga ajo kohë.

John Barnes

Ferguson duhet ta fajësojë vetveten në dështimin e tij për ta mposhtur Liverpool për nënshkrimin e Barnes, kur ai u largua nga Watford më 1987.

Përderisa menaxheri i United ishte një fans i madh i sulmuesit të krahut të Anglisë, ai besonte që ajo pozitë mbulohej mirë nga Jesper Olsen.

Olsen, megjithatë, dështoi për të treguar aftësitë e tij në Old Trafford dhe aventura e tij nuk zgjati shumë nën Ferguson.

BBarnes, në anën tjetër, fitoi dy tituj të ligës dhe dy FA Cupa me Liverpool, ishte nominuar lojtari më i mirë i PFA më 1988 dhe fitoi dy herë çmimin e gazetarëve për “Futbollistin e vitit” më 1988 dhe 1990.

Toni Kroos

Legjenda e Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos është një ndër futbollistët që i mungonin mesfushës së David Moyes gjatë tetë muajve sa drejtoi skuadrën nga Old Trafford.

Moyes besonte se kishte arritur një marrëveshje për Kroos, në atë që mendohej se do të ishte transferi i tij i dytë në atë verë e ku e kishte parë yllin atëherë të Bayern Munich në qendër të planeve të tij për rindërtim të skuadrës.

Por, skocezi nuk arriti që ta drejtojë skuadrën as për një sezon, me Glazers që e larguan atë nga pozita e trajnerit pas një sezoni katastrofal të United të cilët humbën kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndoshta do të ishte ndryshe nëse ai do të transferonte disa synime për mesfushë në verë si – Thiago Alcantara dhe Cesc Fabregas.

Peter Beardsley

United u thas se do të jepte 3 milionë funte për Newcastle në kohën kur Ferguson e dëshironte Beardsley si pjesë e rindërtimit të skuadrës së tij në verën e vitit 1987.

Anglezi, megjithatë, përfundoi duke ju bashkuar rivalëve të Liverpool për vetëm 1.9 milion funte duke u bërë çelës për skuadrën e pandalshme me Kenny Dalglish në qendër për ta fituar titullin në atë sezon.

Jordan Henderson

Ferguson e ka pranuar tashmë që ai ishte një fans i madh i Henderson kur ai kishte filluar të shkëlqejë në skuadrën e parë të Sunderland dhe mendohej që ai do të ishte përshtatur në mënyrë ideale për United.

Por në momentin kur ai përgatitej për të bërë ofertë për mesfushorin, ai ishte këshilluar që mos ta bënte këtë lëvizje për shkak të stilit të vrapimit të Henderson. Më sa duket, departamenti mjekëve të klubit frikësohej se kjo do të dërgonte në lëndime.

“Ne e deshëm atë si lojtar dhe ai e ka treguar këtë tani, ai ka qenë fantastik dhe të gjitha tregimet që me janë thënë me dhënë ta kuptoj që kam humbur transferimin e një lojtari të mirë”, kishte thënë Ferguson për lojtarin i cili ka ngritur tanimë katër trofetë kryesor si kapiten i Liverpoolit në vitet e fundit.

Mick Harford

OK, Mick nuk ishte superyll por para ardhjes së Eric Cantona dhe para dy dështimeve për ta blerë Shearer, aty ishte Harford – sulmuesi veteran i Luton Town, i cili kishte 33 vjet, ishte objektivi më i pamundur për t’u transfuar për një skuadër që ndiqte tillun më 1992.

Edhe pse kishte interes, Ferguson kurrë nuk bëri një ofertë formale për synimin e tij – dhe për këtë u pendua.

Ai besonte se Harford do t’i kishte shtuar një dimension tjetër United që ishte bërë i parashikueshëm në vijën e sulmit dhe papritur nuk mund të shënonte gola.

Harford, mendoi ai, do të ish përgjigja e United për Lee Chapman, super koka e Leeds që rivalizonin për titull, i cili do të bëhej kampion.

Ferguson ishte aq i bindur që prezenca në ajër e Leeds do të ishte çelësi dhe për këtë ai shkoi dhe nënshkroi me Dion Dublin që në verën e ardhshme.

Erling Haaland

Sikur humbja e njërit prej talenteve më të mëdha në futboll s’do të ishte e mjaftueshme, United tani do të shikon se si Haaland do të drejtojë sulmin e Manchester City, rivalit të tyre të qytetit.

Djajtë e Kuq asnjëherë nuk ishin serioz për të nënshkruar me Haaland këtë verë, por nëse kthehemi në dimrin e vitit 2019, ata ishin në rrugë të mirë për të siguruar shërbimet e sulmuesit prestigjioz norvegjez.

Ata kishin një avantazh unik në krye me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer. Jo vetëm që ai ishte legjendë në Norvegji, por ai ishte po ashtu mentori i Haaland në Molde.

Shansa për t’u ribashkuar në Old Trafford ishte sigurisht e madhe.

Në vend të kësaj, Haaland nënshkroi për Dortmundin në një marrëveshje të mirë për 18 milionë funte, pasi që United pretendonte se klauzola e blerjes që pretendohej të futej në blerjen e lojtarit ishte shkaktari që prishi marrëveshjen.

Sido që të jtë, United humbi shansin për të nënshkruar me një makineri të golit.

Paul Gascoigne

Askush nuk mund ta kuptojë nëse Ferguson do të arrinte që ta zbuste anën e egër të Gascoigne dhe do ta inspironte që të arrinte potencialin e tij të plotë. Por, në verën e vitit 1988, ai ishte i sigurt që ka bindur playmakerin që t’i bashkohet revolucionit të tij në United.

Në vend të kësaj, gjersa ai relaksohej në pushime, Ferguson dëgjhoi emrin e tij duke u thirre nga një zmadhues zëri i hotelit.

Shefi i atëhershëm i United, Martin Edwards ishte në linjë telefonike. Ai dha lajmin e keq: Gascoigne po i bashkohej Tottenhamit.

Karim Benzema

Kur Ferguson pranoi pa dëshirën e tij ta shesë Cristiano Ronaldon në fund të sezonit 2009, ai kishte në plan së si ta mbushte hapësirën e lënë nga lojtari më i mirë i tij që po largohej nga Old Trafford.

Ai plan ishte Karim Benzema.

Megjithatë, kishte një problem. Kur Real Madrid u zotua që të shpenzonte një rekord në atë kohë për ta blerë në shumën 80 milionë funte Ronaldon, ata kishin para rezervë për të blerë edhe Benzeman nga Lyon për 25 milionë funte.

Kjo i tregon të tëra pasi që kur Ronaldo u kthye në Old Trafford por që jo në kohën e tij më të mirë, Bezema po shkëlqen në Madrid për ta fituar për të 14 herë Ligën e Kampionëve dhe bastet e favorizojnë atë si fitues të Topit të Artë. 

(Kosova Sot Online)