Inzaghi zgjat kontratën me Interin deri më 2024

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 19:50
Inzaghi zgjat kontratën me Interin deri më 2024

Inter ka lajmëruar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së tyre me trajnerin Simone Inzaghi deri në qershorin e vitit 2024

Kjo e shton edhe një vit nga marrëveshja për dy sezone që ishte arritur kur Simone mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Antonio Contes.

Ish trajneri i Lazios ka pasur një sezon të mirë debutues në San Siro, duke fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe duke arritur në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Titullin e Scudettos Interi e humbi në ditën e fundit të sezonit.

Lajmi është konfirmuar në një video ku Inzaghi ia jep dorën Presidentit Steven Zhang dhe nënshkruan kontratën.

Raportohet se paga e Inzaghi po ashtu është përmirësuar në 5 milionë për sezon, e cila ende është më pak se gjysma që kishte Conte në këtë skuadër. 

(Kosova Sot Online)