Ditë e frikshme për Neymar: Avioni i tij privat detyrohet për aterim emergjent

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 22:47
Ditë e frikshme për Neymar: Avioni i tij privat detyrohet për aterim emergjent

Neymar ishte duke udhëtuar nga Barbadosi për në Brazil

Avioni privat i sulmuesit të PSG-së, Neymar, është detyruar që të bëjë ulje emergjente kur ka udhëtuar nga Barbadosi në Brazil.

Avioni u detyrua që të shpallte gjendjen emergjente dhe të shfrytëzonte aterimin e parë në tokë por ende nuk është e qartë nëse futbollisti ka qenë në bord të tij apo jo.

Siç ka raportuar The Sun, avioni ka ateruar në mënyrë të sigurt në verilindje të Brazilit, që do të thotë nuk ka viktima.

Më herët sot, ish sulmuesi i Barcelonës dhe motra e tij kanë shpërndarë fotografi nga një pistë mode në rrjetet sociale, e cila gjë tregon se ata mund të kenë qenë në bord të avionit.

Neymar kishte shpenzuar 10.8 milionë funte  për ta blerë një avion të tipit Embraer Legacy 450, por nuk është e qartë nëse është ky avion që është involvuar në incidentin në veri të Brazilit.

Pushimet për vitin 2022 të Neymar

Neymar për momentin është në pushime pas një sezoni të gjatë me PSG, që u përcoll pas ndeshjeve me Kombëtare.

(Kosova Sot Online)