Kjo është kontrata e majme që Arsenali i ka ofruar Gabriel Jesusit

  • S.A /
  • 22 June 2022 - 09:07
Kjo është kontrata e majme që Arsenali i ka ofruar Gabriel Jesusit

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi dhe ia ka vënë syrin Gabriel Jesusit. Madje, “Topçinjtë” veçse ia kanë bërë ofertën e parë brazilianit. Arsenali i ka ofruar Jesusit kontratë me vlerë 16 milionë euro në vit.

Madje, kjo mund të shkojë deri në 17 milionë euro nëse Arsenali arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.Me ardhjen e Erling Haaland, minutazha e Gabriel Jesusit te Manchester City do të zvogëlohet edhe më shumë.

Ai me shumë gjasë do të kërkojë ekip ku mund të luajë vazhdimisht. 

(Kosova Sot Online )