Allegri fillon një betejë ligjore me ish të dashurën e tij

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 20:48
Allegri fillon një betejë ligjore me ish të dashurën e tij

Trajneri i Juventusit, Max Allegri është përfshirë në një betejë ligjore që ka të bëjë më ish të dashurën e tij, pasi që ai ka kërkuar që të ulë pagesat e alimentacionit gjatë kohës sa ishte i “papunë”

Sherri me ish partneren e tij, Claudia Ughi dhe pagesat mujore që Allegri është dashur të bëjë kanë të bëjnë me djalin e tyre, i cili lindi më 2011.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ishte Allegri i cili në janar të vitit 2021 u përpoq të ulte pagesën e alimentacionit prej 10 000 euro në muaj në 5000 për shkak se ai ishte i regjistruar si i “papunë” dhe gjendja e tij financiare kishte ndryshuar.

Natyrisht, ai ishte shkarkuar nga Juventus në maj të vitit 2019 por për një muaj ai do të merrte pagën e plotë për shkak se kishte edhe një vit në kontratën e tij me Bardhezinjtë.

Pas dy viteve ndarje, Allegri është rikthyer në menaxhment të Juventusit në korrik 2021.

Apeli i tij për ta reduktuar pagesën ishte refuzuar, kështu që tani avokatët e Allegrit kanë filluar një rast të ri ku e akuzojnë ish të dashurën e tij që po përdorë këto para, të cilat janë për fëmijën e tyre, për nevojat e saj personale.

Ata gjithashtu pretendojnë që këto para janë duke u përdorur nga ajo për të paguar shkollimin e fëmijës së saj që ajo e ka nga një lidhje tjetër e saj.

Nuk është hera e parë që Allegri është në tituj të lajmeve për lidhjet e tij romantike. Kujtojmë se ai la praktikisht në altar të martesës një partnere, kurse verën e kaluar ishte në lajme se ai ka filluar një lidhje me prezantuesen Ambra Angiolini e cila e akuzojë atë se ishte “një fantazmë” në fund të lidhjes së tyre.

Ai ka edhe një vajzë me emrin Valentina, e cila është frytë i martesës së tij me ish modelen e Playboy, Gloria Patrizi.

(Kosova Sot Online)