
Të rikthyerit në Superligë – Trepça 89 – bëjnë përforcimin e tyre të parë

Ish kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89, kanë bërë goditjen e tyre të parë në këtë sezon në afatin kalimtar të verës
Minatorët e kanë filluar transferimin me afrimin e një mesfushori ofanzivë.
“Minatorët bëjnë afrimin e parë për këtë merkato Bleon Sekiraqa është emri më i ri qe i bashkohet Klubit të Minatorëve. Mesfushori me tipare ofanzive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar pregaditjet për sezonin e ri 2022/23. Mirëseerdhe Bleon ”.
Kujtojmë se Trepça 89 kishin fituar titullin e kampionit të Kosovës më 2016, ku edhe ishin bërë klubi i parë kosovarë që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
(Kosova Sot Online)