Galliani tallet pak para takimit me Interin: Ata nuk po me lejnë të hynë brenda

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 19:03
Galliani tallet pak para takimit me Interin: Ata nuk po me lejnë të hynë brenda

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani është duke negociuar për transferin e Andrea Pinamontit me Interin dhe ka bërë humor me gazetarët para takimit.

“Ata nuk dëshirojnë të më lënë brenda për shkak se jam milanist”, ka thënë ai.

Ish shefi i Milanit është fotografuar sot para zyrave të Interit për një takim me Zikaltrit që është duke u mbajtur edhe tani. Sulmuesi i tyre, Andrea Pinamonti është njëri prej synimeve të tyre për ta forcuar sulmin, por Monza po ashtu janë të interesuar për ta huazuar Borja Mayoral nga Real Madridi dhe Galliani besohet se tashmë ka biseduar edhe me Real Madrid.

77 vjeçari ka bërë humor me gazetarët para takimit të tij me Zikaltrit sot. “Jam këtu për një kafe, pasi që si një milanist, ata nuk do të me lënë të hyjë brenda”, tha ai duke buzëqeshur.

(Kosova Sot Online)