Hidhet shorti i La Ligës për sezonin 2022-23- në këto data zhvillohen El Clasicot

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 19:25
Hidhet shorti i La Ligës për sezonin 2022-23- në këto data zhvillohen El Clasicot

Real Madridi e fillon mbrojtjen e titullit kundër skuadrës së porsa promovuar, Almeria

Lista e ndeshjeve për sezonin 2022-23 të La Ligës Santander janë shpalosur sot teksa shorti është hedhur në zyrat e Federatës së Futbollit të Spanjës të enjten në mbrëmje.

Në këtë rast janë edhe datat e El Clasicos, ku e para do të zhvillohet në Stadiumin Santiago Bernabeu në xhiron e nëntë, që i bie vikendi i 16 tetorit, me skuadrën e Carlo Ancelottit që do të kërkojë hakmarrje për debaklin e sezonit të kaluar.

Ndeshja tjetër e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou, në xhiron e 26 që i bie më 19 mars.

Fillimi i sezonit

Kampioni i Spanjës dhe kampioni i Ligës së Dytë do të përballën kokë me kokë në ndeshjen e parë që do të luhet më 14 gusht, ku Almeria do ta pret Real Madridin të cilët do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë si vizitorë.

Barcelona do ta pret Rayo Vallecano, pasi që vizitorët fituan ndeshjet përkatëse sezonin e kaluar kurse Atletico Madrid do të udhëtojë në kryeqytet për të luajtur kundër Getafes.

Viti i ri

Ndeshja e parë pas Botërorit do të luhet në Vitin e Ri, me disa ndeshje derbi radhazi.

Barcelona do të luajë kundër fqinjve, Espanyol, teksa Villarreal dhe Valencia do të jetë një tjetër përballje interesante dhe derbi tjetër do të jetë Cadiz kundër Almeria.

Real Madridi do të rikthehet në aksion me vizitë në Real Valladolid, kurse Atletico do të festojë Vitin e Ri me ndeshjen në shtëpi kundër Elche.

Ndeshjet e fundit

Është një rrugë e gjatë deri të xhiro 38, por do të këtë shumë ndeshje interesante pasi që klubet më të mëdha të Spanjës do të përballën në ndeshjen e fundit të sezonit.

Real Madridi do ta presë në shtëpi Athletic Club, kurse Atletico do të luajë kundër Villarrealit. Barcelona udhëton në Celta Vigo kurse Sevilla luan kundër Real Sociedadit në San Sebastian.

Ndeshje tjera interesante

Derbi i Katalonisë në mes të Barcelonës kundër Espanyolit zhvillohet në Ditën e Vitit të Ri, siç u tha me lartë me ndeshje e dytë që do të zhvillohet në RCDE Stadium më 14 maj.

Derbi i Madridit do të zhvillohet në xhiron e gjashtë, më 18 shtator, në Stadiumin Wanda Metropolitano dhe në Bernabeu në xhiron e 23-të më 26 shkurt.

Derbi tjerë përfshinë derbin e Sevillës kundër Real Betisit që zhvillohet në xhiron e 13 dhe 35, dhe derbin bask në mes të Real Sociedadit dhe Athletic Club që zhvillohet në xhiron e 17 dhe 29. 

(Kosova Sot Online)