Kastrati konfirmon largimin nga KB Golden Eagle Ylli

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 20:05
Kastrati konfirmon largimin nga KB Golden Eagle Ylli

Njëri prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës, Erjon Kastrati e ka konfirmuar largimin nga kampioni i Kosovës në Basketboll, Golden Eagle Ylli. Pas tij, largimin e Kastratit e ka konfirmuar edhe klubi suharekas

Erjon Kastrati nuk do të jetë më basketobollit i Golden Eagle Ylli.

Basketbollisti kosovar e ka bërë këtë të ditur me anë të një statusi të gjatë në Facebook ku e ka falënderuar klubin nga Suhareka.

“Sot po ndahem nga një klub i mrekullueshëm si Golden Eagle Ylli. Është shumë e vështire te gjej fjalët e duhura pasi që kam kaluar dy sezonet më të mira te karrierës time. Faleminderit qytetit te Suharekës për pritjen dhe mbështetjen prej ditës së parë.  Faleminderit Xhebrailave qe kurrë pa u ndalë na kanë mbështetur pa marrë parasysh rezultatet”, shkruar ai.

(Kosova Sot Online)