Chelsea, Manchester City, Tottenham dhe Liverpool në garë për Rabiotin

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 20:50
Chelsea, Manchester City, Tottenham dhe Liverpool në garë për Rabiotin

Juventusi pritet të jetë i rrethuar me propozime nga skuadrat e Premier Ligës për Adrien Rabiot, ku Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham janë të interesuar për shërbimet e tij

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Daily Telegraph, Anglia duket se do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit francez.

Kontrata e tij me Bardhezinjtë pritet të skadojë në qershorin e vitit 2023 dhe ata nuk e kanë në plan që të negociojnë më të për zgjatje të re, kështu që duhet ta shesin në mënyrë që të kenë para për të blerë një mesfushorë të ri.

(Kosova Sot Online)